Prioritet testimi i qytetarëve/Kërpaçi-Ramës: Zbato udhëzimin e OBSH
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi përmes një postimi në facebook, i bën thirrje qeverisë që të zbatojnë udhëzimin e OBSH-së, pasi prioritet është testimi i qytetarëve. ”Pa humbur kohë qeveria duhet të ndjeki rekomandimin e OBSH për të kryer sa më tepër testime! Në kushtet kur edhe të infektuarit asimptomatik janë burim shpërndarje, thjesht e vetëm masat shtrënguese nuk janë mjaftueshëm. Kjo pasi nuk mënjanon riskun që ata të infektojnë familjarët apo personat që do të kenë kontakt gjatë vajtjes në punë, supermarket, farmaci, etj”.
Postimi i plotë
Prioritet testimi i qytetarëve! Zbato udhëzimin e OBSH! Është shumë shqetësuese që 10% e të testuarve në Shqipëri kanë rezultuar të prekur me koronavirus. Pa humbur kohë qeveria duhet të ndjeki rekomandimin e OBSH për të kryer sa më tepër testime! Në kushtet kur edhe të infektuarit asimptomatik janë burim shpërndarje, thjesht e vetëm masat shtrënguese nuk janë mjaftueshëm. Kjo pasi nuk mënjanon riskun që ata të infektojnë familjarët apo personat që do të kenë kontakt gjatë vajtjes në punë, supermarket, farmaci, etj. Ndaj para pak ditësh kemi propozuar alokimin e fondeve me qëllim testimin e gjithë popullatës dhe i qëndrojmë me forcë të njejtës bindje. Në kushtet e karantinimit total kjo mund të ndodhë shumë kollaj në ambjentet e shtëpisë, duke dërguar trupën mjekësore por jo vetëm. Mundësisht për të testuar gjerësisht popullatën, duke zbatuar kritere prioritare të testimit, si për shembull; sipas zonave kufitare; grupmoshave apo simptomave. Sa më parë të zbatohen rekomandimet e OBSH!