Prishën mitingun e Ramës para 5 vitesh, shtyhet seanca për të akuzuarit

Edhe këtë të mërkurë është shtyrë seanca gjyqësore për shtatë personat e akuzuar, të cilët po hetohen në gjendje të lirë prej 5 vitesh për sulmin ndaj makinës së kryeministrit Edi Rama, kjo në vitin 2019 në hyrje të Librazhdit.

Bëhet fjalë për ish deputetin e PD, Aurel Bylykbashi; kryetarin aktual i PD Librazhd, Bujar Vreto; kryetari i PD Përrenjas, Arian Karriqi; dhe persona të tjerë që mbajnë poste pranë selive të PD, Erlind Gurra, Dash Boja, Leonard Ozuni, Bujar Hojku.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për tre vepra penale, atë të: ”Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

SHKARKO APP