Prishën qetësinë publike, procedohet penalisht pronari i lokalit dhe 3 muzikantë

Prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë në ambientet e një lokali, procedohet penalisht pronari i lokalit dhe 3 muzikantë, të cilët ishin punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me Task Forcën si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që është pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 1 rast të paligjshmërisë në këtë fushë. Konkretisht në një lokal në lagjen nr. 4, Korçë, është konstatuar muzikë e lartë, në tejkalimin të përcaktimeve ligjore mbi nivelin e zhurmave.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit M. Z (pronari i lokalit), A. H; A. Zh. dhe M. Ç., muzikantë në këtë lokal, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu gjatë verifikimeve të kryera rezultoi se tre muzikantët nuk ishin të deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore, si të punësuar në këtë lokal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?