Prishja e kontratës për parkimet, bashkia Vlorë në Arbitrazh

Bashkia e Vlorës është paditur në Arbitrazh për prishjen e njëanshme të kontratës së dhënies me koncesion të parkimeve.

Kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e Këshillit bashkiak. Pas debateve, këshilltarët e djathtë janë larguar nga takimi.

“Mbledhje të tilla pa praninë e medias, pa praninë e kryetarit të bashkisë Vlorë mendojmë që janë mbledhje të sajuara, të qëllimshme për të hequr nga vëmendja e publikut dhe fshehur interesat e bashkisë Vlorë lidhur me çështjen në fjalë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet sqarojnë se grupi negociator i nënshkrimit të kontratës në bashki është kallëzuar dhe në prokurori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?