Prishja e marrëdhënieve Francë-Itali në anëtarësimin e Shqipërisë

Franca ka tërhequr sot ambasadorin e saj në Itali pas shkëmbimeve të ashpra në deklarata midis zyrtarëve të të dyja shteteve. Kujtojmë që Franca është një nga shtetet skeptike për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa Italia është ndër shtetet që mbështet vendin tonë më fortë në BE.

Tashmë që mes dy shteteve të fuqishme, Francës (skeptike) dhe Italisë (lobuese e fortë e Shqipërisë në BE) marrëdhëniet janë krisur, nuk dihet sesa do të ndikojë marrëdhënia e tyre në vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kujtojmë që këtë qershor do të vendoset nëse do të çelen negociatat për Shqipërinë në BE. Vitin e kaluar ishin 25 vende që mbështetën hapjen e bisedimeve deri verën e këtij viti, dhe tre vende të tjera, Franca, Danimarka dhe Hollanda që mendojnë se duhet të shtyhet procesi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?