Prishja e ndërtimeve pa leje, dy punonjës të INUK goditen me leva

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Unazën e Re” në Tiranë.

Mësohet se dy punonjësit e INUK janë qëlluar me levë dhe sende të forta nga pronarët e një objekti që do të prishej.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe për fat janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorëve të sulmit.

SHKARKO APP