Prishja e shtëpive te liqeni i thatë, reagon Malltezi: Ndërtuesit të Surrelit, Rama ia legalizoi shtëpinë në park
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar ditën e sotme në Facebook në lidhje me dy standardet që po ndjek Rama me pronat e shqiptarëve në Liqenin e Thatë.
Malltezi thekson se Rama nuk prish vilat e ndërtuara gjatë qeverisë së tij brenda në park, por prish shtëpitë e banimit të njerëzve pa mbrojtje.
Ja çfarë shkruan Malltezi:
Dyfytyrësia në veprim! Më 29 Janar 2015 nga foltorja e PD denoncova ndërtimet e paligjshme të ndërtuesit të sarajeve te Surrelit që po shpërblehej në natyrë me ndërtime të paligjshme mes parkut të madh të Tiranës në kundërshtim me 4 ligje ne fuqi.
Hajduti Lame doli të bëjë dëshmitarin fals, por e mbylli gojën kur i paraqitëm edhe vendimet e KRTRSH edhe vendimet për prishje.
Sot po shoh një Tiranas majë çatisë së vet se do i prishin shtëpinë që ka ndërtuar para 20 vitesh se është brenda zonës së mbrojtur!
Pse z. Nela tashmë i ka te ligjshme sarajet? Ndryshoi gjë vija e parkut sipas deshirës së Edit të Surrelit?
KOHA JONË SONDAZH

