Priste 294 kg kokainë nga Brazili, shqiptari arrestohet në …
Shqiptari ishte në pritje të 294 kilogramëve kokainë, që ishin kapur në portin e Montuar de Bretagne në Francë, brenda një kontenieri të ardhur nga Brazili.
Informacionet që ishin marrë në rrugë operative kishin zbuluar ngarkesën dhe pritësin, që ishte një shqiptar 34-vjeçar i arrestuar nga policia e Modena, Itali.
Ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti nga autoritetet franceze, pasi ata e cilësojnë si njeriun që do të merrte sasinë prej gati 300 kilogramësh kokainë.
Ai është kapur në qytetin e Modena, nga policia lokale dhe më pas është dërguar në qeli në pritje të ekstradimit drejt Francës ku edhe do të vendoset nën akuzat e trafikut të drogës. /Syri.net