“Prit ta diskutoj njëherë me drejtorin”, Liçaj: Vështirësitë për rolet në Teatër për shkak të protestës

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” aktori Neritan Liçaj, komentoi zërat për shkarkimin e tij nga trupa e Teatrit Kombëtar. Duke iu referuar deklaratave të drejtorit Hervin Çuli, të cilin e përkufizon me termin administrator i Teartit Kombëtar, Liçaj tha se ai nuk është thirrur asnjëherë nga administrata e Teatrit.

“E ka përgënjeshtruar edhe administratori i Teatrit Kombëtar, që tha nuk ka asnjë problem. Dhe kjo mua sigurisht më ngroh, por fakt është që unë jam lajmëruar që nuk e bëj dot këtë gjë, por është burim shumë i sigurtë që po të bëhen gati letrat dhe kjo mund të ketë qenë nuk e di për çfarë arsye, sepsë bazë administrative që të bazohej pushimi im nga puna nuk ka. Sepse unë jam një aktor që bëj punën, jam korrekt në punë dhe mua më duket absurde e gjitha kjo. Përse?

Gjithashtu Liçaj foli edhe për vështirësitë e hasura në ndarjen e roleve për shfaqjet e Teatrit Kombëtar, kryesisht gjatë kësaj periudhe që ndodhet në protestë kundër projektit për shembjen e godinës.

“Do të bëjmë gati letrat”, ku e dëgjuat këtë?

Mua ma ka sjellë një burim dhe më vonë ma ka sjellë edhe një burim tjetër shumë i sigurtë, të cilëve iu besoj. Nuk janë nga ata të cilët hapin thashetheme. Por këtu ndodhin shpeshherë edhe provokime.

Duket sikur të kthen shumë pas në kohë, këto slogane, batuta…

Ekzakt, ajo klimë terrori është. Dhe ndaj edhe reagimi publik ishte jashtëzakonisht i fortë sepse njerëzit u lodhën me këtë ‘do të heq
nga puna’. Rilindja e ka bërë heqjen nga puna sikur me heq një palë nga pantallonat e rrudhura.

Pasi reagoi Aleanca, reaguan qytetarët, si ishte reagimi i parë nga Teatri?

E përgënjeshtroi administratori Çuli. Tha, Neritan unë e dëgjova atë intervistë. Ai ka reaguar në një konferencë shtypi, nuk më ka thirrur në zyrë.

Mua nuk më ka thirrur fare Teatri Kombëtar, ose më saktë administrata e Teatrit Kombëtar, për të më komunikuar asgjë.Sic bëhen gjërat, ky është problemi më i madh i strukturave shtetërore, nuk veprojnë me struktura, veprojnë me gjëra paralele. Pra, ti nuk ke një thirrje zyrtare, fare. Unë me administratorin Çuli kam vite që nuk e shoh edhe pse punoj aty.

Po pse ndodh kjo gjë?

Nuk e di pse ndodh kjo, arrihet deri aty absurdi sa bëhet një paketë, shumë mirë që bëhet për aktorët e Teatrit Kombëtar, në pishinë. dhe mua s’më lajmëron administrata se jam kundër qeverisë. Dhe ma thonë njerëz të pishinës.

Këta veprojnë nën rrogoz, si mafie. Ke një administratë që e ka për detyrë të të therrasë të të thotë 1-2-3-4. Jo, nuk ndodh kjo fare. Ne edhe për prova lajmërohemi, ka rastisur, lajmërohemi ditën e provave.

A keni ju probleme me rolet tani, u tha në shfaqjen ‘Xhelatët’ do të ishit ju?

Unë nuk e di c’është thënë. Sepse unë shoh këtë që në Teatrin Kombëtar kam gjithmonë role të dyta ose të treta, në produksione jashtë teatrit kombëtar, kam gjithmonë rol kryesor. Tani hajde ta kuptojmë, ma gjej ti këtë.

Po ju e keni një emër?

Padiskutim që e kam një emër dhe profesionalisht, bajagi të mirë. Punën e bëj mirë, jam korrekt. Fakti që në produksione jashtë teatrit kombëtar, marr rol kryesor dhe në Teatrin Kombëtar role të dyta e të treta dhe ato pa më konsultuar. Një nga A tonë është që regjizori të thërret, njihesh me tekstin.. Këtu të marrin në telefon të thonë ‘hajde pse nuk je në prova’. Pra, ëshë zhdukur të gjitha këto kritere profesionale që janë të shëndetshme.

Keni ngritur ndonjëherë zërin për këtë?

Kujt? Regjisori i shkretë, duhet të të njoftojë administrata njëherë. Ti i thua regjisorit “çfarë roli kam unë” dhe thotë “prit se duhet të diskutoj njëherë me drejtorin” dhe ky është fakt. Për mua karriera ime vazhdon shumë mirë, po mua më intereson pse këto standarde. Për mua, s’ka Perëndi të ma pengojë karrierën dhe rrugëtimin në art.

Çfarë projekti keni tani?

Kam një projekt me Rovena Lulen, Rovi është treguar shumë e mirë, më ka thënë gati një vit për rolin, që nuk dua ta zbuloj, por është një pjesë shumë e mirë. Kam një rol të dytë, por s’ka rëndësi kjo, pasi nuk është e thënë të kesh gjithmonë rol kryesor. Është absurde të mendosh se elitat skenike i bën dikush, ato i bën skena. Nuk i bën dot administrata elitat. Në këtë pikëpamje, më duket sharlatanizëm i madh.

“Teatri do shpëtojë”, Neritan Liçaj: Bëhen lëvizje nën rrogoz, edhe Rama e ka pranuar se është...

SHKARKO APP