“Prit të të lexoj Skënderbeun,” Rama i përgjigjet banorit në Kuçovë: Rri, se me atë merret Elisa

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Kuçovë për turin e llogaridhënies publike. Si gjithmonë nuk munguan as batutat me tij dhe banorëve që shprehnin shqetësimet e tyre.

Një i moshuar u ankua për aktivitetin e tij, për të cilin administrate kishte humbur certifikatën e pronës.

Gjatë fjalës së tij, ai i kërkoi kryeministrit t’i lexonte Skëndërbeun, por kreu i qeverisë ia ktheu me shaka: “Rri se me atë merret Elisa Spiropali”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banori: Janë shëndoshur shumë ata të administratës. prona ime është kështu kam një aktivitet me vendim gjykate e kam fituar, nuk bëhet certifikimi i pronës , se ka humbur një dokument në zyrën e regjistrimit,  ç’faj kam unë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Mirë, që të sqarohemi…

 

Banori: Nuk paske ndryshuar para 4 vjetësh kur u takuam, ma dëgjo fjalën dhe pyetja është brenda. Kuptoje vet se je shumë i zgjuar. Prandaj të thashë atje jashtë më fut brenda se do flas. Sepse Shqipëria që duam, është Shqipëria që do ti dhe gjithë shqiptarët.

Rama: Lëre propagandën. Pyetjen.

Banori: U bënë 4 vjet që më ke thënë që unë ata që do të dalin nga dritarja, sot nuk dalin as nga dera në zyrën e administratës tënde zt. kryeministër. Janë shëndoshur shumë dhe nuk na i zgjidhin problemet e pronës. Kam një aktivitet me vendim gjykate. Tani jam pensionist dhe nuk na bëhet certifikata e pronësisë sepse ka humbur një dokument të Zyrës së Regjistrimit. Ç’faj kam unë kur ti më ke humbur? Dolëm të pafajshëm sepse kishim dokumentet zyrtare. Edhe sot nuk na e japin certifikatën. Të lutem ndërhyrë. Të uroj shëndet. Lirinë, Skënderbeu tha…

Rama: Lëre tani se për Skënderbeun kemi Elisën, lëre. Tek posta më e afërt ke kompjutera. Çështja jote është marrë shënim ndërkohë dhe do ta trajtojmë. Çdokush që ka nga këto probleme për të marrë regjistrime nga zyra e Hipotekës ku hoqëm drejtorin e tretë nga zyra e Hipotekës së Beratit, na ra goja mos vini burra drejtorë, por vini gra, tani kemi vënë një grua dhe shpresoj të jetë në lartësinë e detyrës. Tek Shqipëriaqëduam shtroje problemin dhe t’i për 10 ditë merr zgjidhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?