Priten arrestime deputetësh për inceneratorët. Mundet edhe më lart se deputetë!
Pas vendimit të SPAK dhe të gjykatës për arrestimet, ka folur edhe gazetarja e njohur, Klodiana Lala, e cila njihet si gazetare investiguese e nivelit të lartë.
Ajo tha se “Ky është momenti i dytë që SPAK firmos urdhër-arreste, pas atij për ish-ministrin Lefter Koka. SPAK ka tre dosje, një për Elbasanin, një për Tiranën dhe tjetri për Fierin. Tashmë janë arrestime të zyrtarëve të rolit bazë, që janë marrë me çështje të administrimit. SPAK nuk është marrë më çështjen e parave, si në rastin e ish-ministrit Koka që dyshohet se kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash në formën e ryshfetit. SPAK është marrë me procedurën që është ndjekur për inceneratorin e Fierit, ku ka rezultuar se ka pasur shkelje të rënda. Duke qenë një çështje e shtrirë në kohë, që nga oferta e pakëruar, SPAK është kapur moment pas momenti. Ka pasur sinjalizim për arrestime dhe për inceneratorin e Tiranës”, shprehet gazetarja Klodiana Lala.
Ndërkohë gazetarja e njohur ka lenë të kuptohet se do të kemi edhe kërkesa nga SPAK për arrestime VIP në nivel deputetësh apo edhe më lart.
KOHA JONË SONDAZH

