Priten arrestime tek emrat VIP të biznesit. Kryeministri:Asnjë hezitim kush mashtron e vjedh

 

 

Mësohet se ka mbaruar sot një takim i Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve zj. Briseida Shehaj me Kryeprokurorin e Tiranës z. Petrit Fusha. Në qendër të takimit ka qenë penalizimi i gjithë shkelësve të ligjit në fushën e biznesit dhe tatimeve për  bizneset VIP, të cilët kanë fshehur të dhënat reale të biznesit apo kanë fallsifikuar bilancet etj duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dhjetra milionë euro. Dhe po të llogariten ndër vite janë qindra milionë euro të fshehura.

Prokuroria po bën gati arrestime nga emrat e këtyre bizneseve që futen tek VIP-at të cilët kanë vjedhur e manipuluar për vite me radhë. Ndërkohë Kryeministri Rama i ka thënë prerë drejtoreshës së Tatimeve që asnjë mëshirë ndaj kujtdo që ka vjedhur e mashtruar. Nuk ka biznesmenë të PS apo PD – ka thënë kryeministri- Të gjithë, pa asnjë dallim para ligjit. Nuk dua t'ia di për asnjë biznes e person që manipulon,vjedh e mashtron , ndaj të dënohen cilido që e ka mbushur kupën.

 Janë në listë disa emra nga bizneset e ndërtimit, karburantëve, minerave, media ( të përzier me filiale mediash për fasadë), siguracioneve,etj që po hetohen e do të jenë në pranga. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj tha për "Koha Jone" se jemi takuar e po punojmë në kordinim të plotë me prokurorinë, krimin ekonomik në Policinë e Shtetit dhe asnjë biznes VIP nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar nëse ka shkelur ligjin. Po shqyrtojmë gjithçka me kujdes e me dokumenta që kur tu vihen prangat këtyre binzesmenëve VIP të mos na vrasë ndergjegja se u kemi rënë në qafë. E përsërs se jemi duke punuar natë-ditë për të saktësuar kush ka shkelur ligjin dhe i ka fshehur buxhetit të shtetit -e mbyli për "Koha Jone" prononcimin numri një i tatimeve.

SHKARKO APP