Priten ndryshime! Mos dilni nesër pa e parë motin
Prej disa ditësh, i gjithë territori i vendit tonë ka patur mot të qëndrueshëm, ku temperaturat kanë qenë të ulëta por nuk ka patur reshje shiu.
Nesër do të ketë ndryshim moti, të cilat mund të fillojnë që prej pasdites së sotme duke shkaktuar reshje shiu në disa zona të Shqipërisë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi:
“Reshjet e dobëta do të përfshijnë zonën e jugut dhe atë të qendrës ku lokalisht nuk përjashtohet edhe mundësia e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e veriut reshjet do të jenë në formën e dëborës; në zonën e verilindjes në lartësitë mbi 300-400 metër dhe në relievet e tjera malore të vendit reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 700-800 metër.
Nga relativisht të njëjta kushte atmosferike vendi ynë do të ndikohet edhe ditën e nesërme. Moti në pjesën më të madhe të vendit do të jetë i vranët përjashtuar zonën e jugut. Në zonat malore do të ketë reshje të dobta shiu dhe dëbore ndërsa në zonën e qendrës dhe atë të veriut përgjatë orëve të pasdites reshje shiu të dobëta.”
Sa i përket temperaturave, më të ulëtat regjistrohen në zonat malore dhe arrijnë në -3 gradë celsius ndërsa më të lartat do të jenë 14 gradë celsius që do të arrijnë në mesditë në zonat e ulëta dhe bregdetare.