Pritet edhe rritja e biletave në transportin ndërqytetas
Vala e rritjes së çmimeve në vend mund të përfshijë biletat e transportit ndërqytetas. Efekti zinxhir i humbjeve i shkaktuar nga pandemia, por edhe shtrenjtimi i karburantit pritet të përkthehet në më shumë kosto për xhepat e udhëtarëve.
Operatorët e transportit ndërqytetas, thonë se në rast se humbjet nuk amortizohen me ndërhyrje nga qeveria, barra e kostove shtesë do bjerë mbi supet e përdoruesve të këtij shërbimi.
40 për qind e popullsisë në vend rrezikon të zhytet në varfëri të thellë. Shtrenjtimi i shumë produkteve dhe shërbimeve, po nxitet nga kërkesa e pazakontë për konsum.
KOHA JONË SONDAZH

