Pritet lehtësim i masave anti-Covid, mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve
Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të njoftuar masat e reja anti-Covid.
Pritet që Komiteti të lehtësojë masat, si heqjen e maskave në ambientet e jashtme dhe ndryshimin e orës policore, e cila aktualisht është në 22:00.
Lehtësimi i këtyre masave pritet të bëhet pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, pas 244 ditësh, nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.