Pritet të jepet masa për 23 protestuesit e ”Kombit”(FOTO)

Gjykata e Tiranës pritet të japë masën e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në ”Rrugën e Kombit”. Seanca maratonë ka nisur prej orës 09:30. Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin.

Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim paraqitje.

Seanca, e cila u zhvillua pa praninë e mediave, është ndjekur gjatë gjithë kohës nga deputetë të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithë procesi është zhvilluar në masa të rrepta sigurie dhe në prani të madhe të forcave të policisë, të cilat kanë krijuar kordon në një perimetër 200 metra larg gjykatës së Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?