Pritet të kalojë Rama, banorët e Pogradecit nisin t’i bllokojnë rrugën

Mbështetësit e opozitës vazhdojnë me bllokimin e rrugëve dhe organizmin e protestave kudo që kryeministri Edi Rama shkon.

Kësaj radhe mbështetës të partive opozitare janë mbledhur në Grabovicë, në aksin Korçë-Pogradec. Të pranishëm janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu dhe Ervin Salianji.

Mësohet se protestuesit po presin kalimin e kryeministrit Rama, i cili ka planifikuar një takim elektoral në orën 18:00 në Pogradec.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu mësohet se protestuesit kishin edhe domate me vete, por ua hoqi policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?