Pritja me fishekzjarre e Berishës në Kurbin
Kjo e premte ”Foltoren” e Sali Berishës e ka gjetur në Kurbin, aty ku ish-kryeministrit iu rezervua një pritje madhështore me fishekzjarre, si kurrë më parë një lideri politik. Kjo pritje tregon edhe njëherë tjetër që Berisha ka mbështetjen e demokratëve të thjeshtë dhe se ata do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga lideri historik i PD-së.
Pas 11 dhjetorit “reparti i parë laçian” do jetë në rreshtin e parë të protestës pa ndalesë që ka premtuar ish-kryeministri Berisha.