Pritje madhështore në Bulevard e në sheshin “Nënë Tereza” për ekipin kombëtar

 

Kombëtarja Kuqezi ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit, pas udhëtimit nga Armenia. Ndeshja e mbrëmshme në Armeni, ku kuqezinjtë fituan me gola i ka dhënë mundësinë ekipit tonë për të marrë pjesë, për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, në kampionatin Europian "Francë 2016".

Mijëra tifozë kanë dalë në Rinas për të pritur djemtë e kombëtares. Mbërritja e tyre ishte parashikuar për në orën 13:00, por moti i keq është bërë shkak për shtyrjen e fluturimit me 1 orë e 30 minuta. Në orën 14 e 30 minuta avioni mbërriti në Aeroportin e Rinasit.

Edhe  Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dolën për të pritur djemtë e kombëtares.

Më pas kombëtarja me autobus u zhvendos drejt kryeministrisë ku u bë një ceremoni festive. Festa do të vijojë në sheshin “Nënë Tereza” i cili është plot me tifozë kuq e zi.Kryeqyteti shqiptar është përfshirë nga entuziazmi festiv në pritje të kombëtares shqiptare të futbollit. Festa vazhdon në Tiranë, kur që në orët e para të ditës sotme, qindra qytetarë me simbolet kombëtare dhe flamuj në duar kanë mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit në pritje të heronjve kuqezi. Djemtë e kombëtares do të priten më tej në një ceremoni të veçantë në Presidencë (16:00 – 16:30), ku kreu i shtetit Bujar Nishani do t’i dekorojë me titullin e nderit të kombit për arritjen e tyre historike. Një pritje madhështore është organizuar më tej për ta në sheshin “Nënë Tereza” ku festa do të vazhdojë me një koncert spektakolar. Kombëtarja shqiptare ka prekur ëndrrën e kualifikimit për herë të parë në finalet e një kampionati evropian. Shqipëria ka fituar me rezultatin 3-0 në Armeni në stadiumin “Vazgen Sargsyan” në Jerevan, e vlefshme për Grupin I në eleminatoret për kampionatin evropian, “Francë 2016”.

Kjo ishte ndeshja e fundit që Kombëtarja shqiptare zhvillonte në këto eleminatore. Një fitore do të thoshte kualifikim për kombëtaren kuqezi në “Euro 2016’, së bashku me Portugalinë, duke lënë pas Danimarkën. Kjo fitore historike sjell kualifikimin e shumëdëshiruar të tifozëve shqiptarë në çdo cep të globit.

Lajme të tjera për këtë ngjarje në Koha Jonë

 

Rama-De Biasit: Do të sekuestrojmë pasaportën

Cana: Edhe nëse ikim nga Europiani, tani ikimi si Shqipëri e Madhe

Pesë simbole të një suksesi

Ambasada e SHBA-ve uron Kombëtaren e Shqipërisë

Video nga pritja e Kombëtares para Kryeministrisë

SHKARKO APP