Pritje mbretërore në Tiranë për kryeministrin hungarez, “peshkopin e Europës së krishterë”, Viktor Orban

Sot ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Ai u prit në një ceremoni të veçantë nga kryeministri Edi Rama.

Viktor Orban ka një karrierë brilante. Njeri me parime strikte, i vendosur deri në luftë për idetë e tij, Viktor Orban ka bërë që Europa të mbetet me baza të krishtera, ashtu sikurse edhe u krijua BE. Skrupuloz, ambicioz dhe deri në arrogancë të mirë për vlerat e kombit të tij, kryeministri hungarez ka bërë që kryeministrat e BE ta shikojnë me frikë e ndrojtje, sepse Viktor Orban flet hapur dhe pa asnjë frikë ndaj të fuqishmëve të BE-së.

Orban është shefi i qeverisë që mbetet në pushtet prej shumë vitesh në Europë. Ndaj Edi Rama e ka pikë të dobët Viktor Orban. Duken si dy “vëllezër siamezë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?