Privatësia dhe të dhënat personale, Komisioneri Dervishi: Shqipëria është vend i sigurt

Shqipëria konsiderohet vend i sigurt për mbrojtjen e të  dhënave personale. Komisioneri Besnik Dervishi e bëri këtë konstatim në në ditën e fundit të konferencës për mbrojtjen e të dhënave. I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili kërkoi masa konkrete për të siguruar këto të dhëna. 

Shqipëria është një vend i sigurt në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale. Deklarata u bë nga Komisionieri Besnik Dervishi në konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë.

Besnik Dervishi: Organizimi i kësaj konferencë botërore që ka mbledhur profesionistët më të mirë nga gjithë vendet e botës, tregon se Shqipëria është në një nivel të mirë sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale. Ne duhet të jemi të aftë që të mbrojmë veten tonë nga shpërdorime të mundshme të të tretëve, por të ndërtojmë edhe një legjislacion të fortë që të garantojë këtë të drejtë të njeriut.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili u kërkoi komisionarëve zgjidhje konkrete për mbrojtjen e të dhënave.

Veliaj: Dua tju inkurajoj që kur vjen puna te mbrojtja e të dhënave personale të përfshini edhe qytetet, ato të cilat kanë shumë të dhëna për të transmetuar, jo vetëm në fushën e ekonomisë, por edhe në fusha të tjera. Miqtë e mi, ju të gjithë mendoni për strategji për mbrojtjen e privatësisë, por të gjithë duhet të mendojmë edhe për zbatimin e një projekti konkret.

Në ditën e fundit të konferencës së 41 ndërkombëtare u diskutua për llogaridhënien në fushën e mbrojtjes së të dhënave.

/Ora News

SHKARKO APP