Privatizimi i CEZ, Shqipëria dhe Kosova në kërkim të dëshmitarit Nuel Kalaj

Autoritetet e Kosovës po kërkojnë vendodhjen e dëshmitarit në çështjen CEZ, Nuel Kalaj, personit me dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Francës.

Në përgjigjen që prokuroria e Kosovës i ktheu asaj shqiptare, pas dërgimit të letërporosisë thuhet se ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij ndonëse janë ushtruar disa kontrolle.

Organi i akuzës shqiptare kërkon ta marrë në pyetje në Tiranë, ku po zhvillohet dhe hetimi për çështjen CEZ. Prokuroria kërkon të dhëna në lidhje me rolin e tij gjatë bisedimeve dhe gjatë marrëveshjes me çekët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në daljet e fundit mediatike, Kalaj është shprehur se kishte një kontratë me CEZ për të mbledhur informacione në lidhje me gjendjen e rrjetit të OSHEE, por në asnjë rrethanë nuk është negociuar nga ana e tij për privatizimin e borxheve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ai ka mohuar ndonjë lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin kryetari i Komisionit për këtë çështje,Taulant Balla, është shprehur se Kalaj dhe familja e Berishës kanë përfituar 7 milionë dollarë nga privatizimi i CEZ.

Për Nuel Kalaj, Prokuroria shqiptare ka dërguar dy letërporosi të tjera, një në Francë dhe një në Çeki.

Në mes të shkurtit të këtij viti, u ushtrua kontroll në banesën e Nuel Kalaj në Tiranë dhe prej asaj kohe ai kërkohet si dëshmitar kyç në lidhje me bisedimet me çekët.

Organi i akuzës kërkon ta marrë në pyetje Kalajn, të cilin fillimisht e ka denoncuar shtetasi Romeo Karaj, i cili ishte përfaqësues ligjor i OSHEE në arbitrazhin ndërkombëtar, duke e akuzuar si sekser në marrëveshjet me CEZ.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?