“Privatizohet” vija bregdetare – 660 prona shtetërore në shitje në Durrës, Vlorë, Sarandë

Valës së privatizimeve të nisur nga Ministria e Financave nuk i ka shpëtuar as vija bregdetare. Scan ka zbardhur data base-n e këtij dikasteri me rreth 1,900 prona në shitje apo me qira, një pjesë e mirë e të cilave janë të përqendruar në katër qytetet bregdetare, Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Numri total i pronave shtetërore në këto 4 qarqe është 661.

Zona e Durrësit është ajo që numëron më shumë prona shtetërore në proces privatizimi, me 377 njësi. Pjesa më e madhe e tyre janë ish reparte ushtarake, ndërkohë që nuk mungojnë ish uzinat e fabrikat, magazinat, depot, zyrat,  deri te trojet. Bie në sy se disa prej pronave janë të pozicionuara në zona mjaft të rëndësishme turistike, si Kepi i Rodonit, Shkëmbi i Kavajës, apo Bisht Pallë.

Vlora është qyteti i dytë për nga numri i pasurive shtetërore në shitje, me 210 pasuri.  Edhe në rastin e Vlorës bien në sy prona të vendosura në zona shumë të rëndësishme turistike, si Uji i Ftohtë, Nartë apo Karaburun. Më pak prona numërohen në Lezhë e Sarandë, ku totali i pasurive shtetërore për privatizim është 74.

Swiss Digital Desktop Reklama
YouTube player

/SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?