Pro ”Open Balkan”, por Abazoviç shprehet: Kundër çdo iniciative që zëvendëson BE-në

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ndodhet në Ohër për të qenë pjesë e samitit të nismës ”Open Balkan”. Teksa thotë se është pro çdo bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit, por Abazoviç nënvizon se nuk do të mbështesë asnjë inciativë e cila do të ishte zëvendësim i Bashkimit Europian.

“Unë jam i bindur që Bashkimi Europian ka qejf të shohë shtetet, kryeministrat, ministrat dhe presidentët e shteteve të Ballkanit, të cilat bashkëpunojnë, ulen së bashku, diskutojnë, mbajnë dialog në mënyrë demokratike dhe sjellin vendime në të mirë të popullit.

Nëse duam të bëjmë një zëvendësim për BE-në, ne si Mal të Zi nuk jemi të interesuar dhe si mesazh kryesor të cilën nesër do ta prezantoj: Së bashku duhet të nisim një mesazh tjetër. Jo mesazh ku gjithnjë jemi në konflikt, gjithmonë jemi në probleme, por një mesazh që ndoshta prej disa gjërave më të vogla mund të nisemi në një bashkëpunim i cili ka me qenë produktiv”.

SHKARKO APP