Probleme me furnizimin me energji elektrike në Golem, çdo ditë ikin dritat
Në Golem, raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike.
Qytetarët dhe pushuesit raportojnë probleme të shumta me energjinë.
Ata shprehen se OST ndërpret shpesh energjinë në Golem, pa paralajmëruar. Çdo ditë ka ndërprerje të dritave.
Ndërprerja e energjisë është kthyer në një problem për hotelet në Golem.
Kjo ndërprerje e energjisë elektrike, po ashtu është kthyer në një problem edhe për pushuesit.
Ndërprerja e energjisë sjell probleme gjithashtu në sistemet elektronike. Drejtuesit e hoteleve në Golem do kërkojnë dëmshpërblim. Hotelet do kërkojnë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.
Situata problematike me energjinë në Golem zgjat prej një muaji.