Probleme me higjienën, mbyllet gjimnazi në Klos

Ndonëse shkolla sapo ka nisur, gjimnazi “Shaban Çollaku” do të qëndrojë i mbyllur për 5 ditë për shkak të probleme me godinën sa i përket kushteve higjienike.

Gjimnazi ka pasur një grup pune për inspektim nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilët kane konstatuar shumë probleme në godinën e shkollës sa i përket kushteve higjienike, probleme këto që kanë qenë bërë të ditura disa herë në bashkinë Klos edhe në raportimin e fundit të bërë nga MASR.

Për shkak te ketyre problemeve, grupi i punes ka marre masën urgjente për “Mbylljen e shkollës” nga data 17 shtator 2018 deri me datën 22 shtator2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e shkollës ka kontaktuar menjëherë me bashkinë Klos dhe nga ato është thënë qe do të ndërhyhet që nga dita e nesërme ne godinën e shkollës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?