Probleme me pajisjet e votimit në Berat dhe në Dibër

Kryetari i KZAZ në Berat informon se ka filluar procesi i votimit në të 74 qendrat e votimit, ndërkohë që në disa qendra ka probleme me pajisjet.

Kryetari i KZAZ: “‘Në 74 qendra e votimit në Berat ka nisur procesi i votimit. Ka pasur disa probleme të vogla me pajisjet të cilat nuk janë funskionale në disa qendra dhe janë në monitorim. Ne kemi pasur vetëm disa ndtshime të vogla me komisionerët të cilët kanë ardhur në procesin e fundit.

Qendrat e votimit të cilat përdorin pajisjen fiskale komunikon direkt operatori me teknikun dhe këtë proces e zgjidhin vetëm ata. Nëse këto pajsije nuk do funksionojnë procesi do të kalojë në zhvillim manual. Ato qendra të cilat nuk do funksionojnë do kalojnënë regjimin manual.”

Edhe në Dibër ka filluar procesi i votimit, ndërkohë që kryetari bën me dije se kanë hasur probleme me pajisjet teknike.

Kryetari i KZAZ:”‘Në disa qendra ka filluar procesi i votimit, në disa të tjera kemi pasur probleme me teknikën, me operatorët, me pajisjet, konkretisht është qendra e votimit 11/18 që nuk është apraqitur fare operatori.

Ka një problem tjetër po me teknikën, kanë ardhur dy zarfe 11/41  me kodet e operatorëve dhe po përpiqemi të kontaktojmë me kompaninë. Pra problemet kryesore janë teknika.”

SHKARKO APP