Probleme me shëndetin, ish-kryebashkiaku Lefter Alla transferohet në spital

Placeholder Image

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Bëhet me dije se apeli do të vendosi rreth orës 15:00.

Ish zyrtari i lartë nuk u paraqit në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij pasi ish kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Lefter Alla është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?