Probleme me shtyrjen e pagesës së kredisë? Rama: Ja udhëzimi që pritet t’u japë zgjidhje

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije shërbimin e ri të Bankës së Shqipërisë, e cila ka për qëllim t’iu dalë në ndihmë qytetarëve që hasin probleme me shtyrjen tremujore të detyrimeve dhe pagesave të kredive. Banka qendrore ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen zyrtare, ku synon të ndihmojë çdo qytetar që has probleme të tilla. Më tej, banka jep udhëzime përkatëse se si duhet të veprojnë qytetarët që kanë kredi dhe që duan shtyrjen me tre muaj të pagesave të tyre.

“Për të gjithë ata që hasin probleme me bankat për shtyrjen tremujore të detyrimeve nga kreditë, banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen e vet: Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse.Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë. Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:?public@bankofalbania.org”.

SHKARKO APP