Probleme në një qendër votimi në Fier, ja arsyeja pse procesi nuk ka nisur ende
Ndërkohë që procesi i votimit ka nisur thuajse në të gjithë vendin, probleme janë raportuar në një qendër votimi në Fier.
Qytetarët e parë kanë mbërritur në qendër, por votimi nuk ka nisur ende për shkak se po pritet kolaudimi i pajisjes së identifikimit elektronik.
Anëtarët e komisionit ndodhen në vendet përkatëse dhe janë në pritje të fillimit të procesit të votimit.
Për këtë problematikë është njoftuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
KOHA JONË SONDAZH

