Problemet kryesore në vend? Sondazhi në Top Channel: 44.9% e qytetarëve mendojnë emigracionin

Emigracioni është problemi kryesor i qytetarëve të bashkisë Tiranë, sipas sondazhit të parë të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.

44.9% e 1017 qytetarëve të marrë në pyetje mendojnë emigracionin, 36.7% mendojnë krizën ekonomike, 29.4% papunësinë, kurse 28.9% varfërinë.

”Emigracioni është një temë e ndjerë, kjo shkëputet kundrejt të gjitha pyetjeve të tjera, edhe kundrejt krizës ekonomike se janë të rinj që ikin dhe mendojnë për të ardhmen e vendit’‘,-tha drejtori i kërkimeve të “Angi Richerce”, Fabio Biccari.

SHKARKO APP