Problemi më i madh në Shqipëri? Analisti Bushati: Jo opozita, por është trinomi banda-oligarkë-media

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, thotë se problemi më i madh në Shqipëri është trinomi banda-oligarkë-media që janë bërë njësh për ta na shtypur të gjithë ata që janë kundër qeverisë. Bushati u shpreh se ai ka betejë të përbashkët me me Endri Shabanin, Arlind Qorin dhe Sali Berishën, që shihen si armiq me njëri-tjetrin.

“Gjendja e opozitës është e tillë. Më pyeti një mik sot në kafe dhe i thashë: çfarë mund t’i kërkosh një njeriu që është në shtëpi me gruan dhe fëmijët dhe vjen një bandë ta dhunojë. Ai është përpara një dileme: ose të ndrejë duart lart dhe të na përdhunojë, ose të luftojë dhe ata prapë banda do t’ia përdhunojë. Opozita është sot në këtë gjendje dhe t’i kërkosh asaj moral është një çikë e pamoralshme.

Lëvizjen e Endri Shabanit e dhanës shumë media, por Tomë Doshin nuk e dhanë, por ai mori shumë më shumë vota se Endri dhe Arlind Qori. E marr këtë shembull për të dalë në një konkluzion që është e pamundur që edhe po të bësh politikë moderne dhe reale, në një regjim ti të kesh të drejtën që të votohesh lirshëm nga njerëzit, sepse votohet Qifja, votohet Tomë Doshi, votohet Erion Veliaj dhe Edi Rama, pra ata që kanë edhe gurin edhe arrën, kanë Bajrat në Shkodër, edhe oligarkët, edhe televizionet. Ky është problemi ynë, jo si sillet Saliu, si sillet Luli, si sillet Endri me Panon, apo Arlind Qori.

Puna është çfarë t’i bëjmë trinomit banda-oligarkë-media që janë bërë njësh për ta na shtypur të gjithëve tek e tek dhe mua këtë, fatkeqësisht, për ironi të fatit, unë kam betejë të përbashkët me këta që mund të quhen armiq me njëri-tjetrin, me Endri Shabanin, Arlind Qorin dhe Sali Berishën. Të gjithë këta kanë një hall: kanë çizmen në fyt nga banda që na rrëmben të gjithëve. Dhe te kjo banda treshe unë do të fusja edhe SPAK-un dhe këtu ndahem me Endrin. Po a është i kënaqur Endri me ata njerëz në SPAK dhe ç’kanë bërë për padinë i inceneratorëve? SPAK është pjesë e këtij trinomi, e këtij regjimi”,-u shpreh Bushati.

SHKARKO APP