Problemi me teknologjinë dhe kritikat e PS-së, Celibashi: Impakti në procesin zgjedhor është zero

Në daljen e radhës nga mbledhja e KQZ-së, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në një deklaratë për mediat ka adresuar problematikat e evidentuara deri më tani në procesin zgjedhor si dhe të dhënat rreth daljes së qytetarëve në zgjedhje deri në këtë moment.

Po ashtu i pyetur nga gazetarët rreth ecurisë së procesit deri më tani, kryekomisioneri Celibashi theksoi se duke mbajtur parasysh numrin e denoncimeve, procesi ka shkuar normalisht deri më tani, megjithatë, ai shtoi se ka pasur edhe problematika.

Sa i përket kërkesës së PS-së që KQZ të kërkojë falje për vonesat që u shkaktuan nga mosfunksionimi i teknologjisë së identifikimit, Celibashi theksoi se impakti në procesin zgjedhor është zero. Ai shtoi se në ditët në vijim do të kuptohet se përse ndodhi kjo problematikë.

SHKARKO APP