Procedimi penal/ Reagon Voltana Ademi: Urdhër politik i Edi Ramës

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar përmes një deklarate për mediat, pas lajmit për procedim penal ndaj saj. Ademi tha se nuk ka shkelur asnjë ligj, por ka zbatuar vetëm kushtetutën e dekretin e presidentit Ilir Meta.

“Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Rama me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945. A nuk po ecim në të njëjtën rrugë. Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës dua të deklaroj se nuk kam shkuelur asnjë ligj, po kshtu asnjë punonjës e bashkisë e qytetarët e Shkodrës. Kam zbatuar kushtetutën e dekretin e presidentit”. tha Ademi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?