Procedura gjyqësore për ndarjen e PD-së, Kreshnik Spahiu: 5-7 vite
Kreshnik Spahiu parashikon sesa do të zgjasë procedura gjyqësore mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për ndarjen e PD-së. Për të beteja gjyqësore do të zgjasë 5-7 vite, pasi nga Gjykata e Tiranës ku dosja do të gjykohet për 6 muaj, do të kalojë në Gjykatën e Apelit, ku do të merret vendimi pas rreth 1 viti.
Më pas, Spahiu thekson se çështja do të kalojë në Gjykatën e Lartë, dhe pas kësaj në atë Kushtetuese, ku pritet që vonesa të jetë 2.5 vite.
Por në fund do të jetë Gjykata e Strasburgut që do t’i japë zgjidhje kësaj çështje, edhe pse vendimi mund të dojë deri në 3 vite që të merret.
Postimi i Kreshnik Spahiut
Proçedura Gjygjsore për ndarjen e
Partisë Demokratike do zgjasë 5-7 vjet:
1- Gjykata e Tiranës 6 muaj
2- Gjykata e Apelit 1 vit
3- Gjykata e Lartë 1.5 vjet
4- Gjykata Kushtetuese 1 vit
5- Gjykata e Strasburgut 3 vjet
Ju lutem, ruajeni këtë mesazh deri në 2028.
FALEMINDERIT