Procedura për skanerin, Manastirliu: Ekzaminimi regjistrohet në poliklinikat e specialiteteve

Gjatë inspektimit në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 2 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pa nga afër investimet në pajise dhe laboratorë që u shërbejnë 270 mijë banorëve të Tiranës.

“Mjekët specialistë në Poliklinikat e Specialiteteve të Tiranës dhe në spitalet rajonale, i caktojnë menjëherë në sistemin elektronik pacientit datën për të kryer një ekzaminim, pa qenë nevoja për konsultë në QSUT, duke lehtësuar kështu burokracitë, sorollatjet dhe kohën e pritjes për pacientët”.

Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 2 në Tiranë. Poliklinika e specialiteteve nr. 2 në zonën e 21 Dhjetorit është pajisur me aparatura diagnostikuese të teknologjisë së lartë, pjesë e kredisë italiane për fuqizimin e 5 poliklinikave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me aparaturat e reja mundësuam 3 kabinete për herë të parë në këtë poliklinikë, të endoskopisë, ezhesë dhe fushës vizive. Janë fuqizuar shërbimet e kardiologjisë, ORL, okulistikës, dermatologjisë me pajisje të reja, duke siguruar shërbim më të specializuar për 270 mijë banorë”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me investimet e realizuara janë shtuar edhe pajisje të reja për laboratorin, që kanë zgjeruar me 35% analizat e kryera në këtë poliklinikë specialitetesh.

“Zgjerimi i shërbimit të laboratorit ka rritur numrin e analizave të kryera në 4 muajt e parë 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rritur cilësinë e shërbimeve afër vendbanimit dhe pa burokraci për qytetarët”, tha Manastirliu.

Pas investimeve në Poliklinikën qendrore, vijojnë investimet në shërbimin e specializuar në poliklinikat e Tiranës, duke lehtësuar rradhët e pritjes së pacientëve në QSUT.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?