Procedurat e përshpejtuara eliminojnë radhët në kufi

 

Pasditja e së premtes e në vazhdim ka shënuar një shifër të lartë krahasuar me ditët e tjera, atë të kalimit të shtetasve nga Kosova drejt Shqipërisë, ku destinacioni i tyre kanë qenë plazhet e këtij vendi, ndërsa një pjesë kanë kaluar transit për në Ulqin. Në orët e pasdites së datës 17 korrik deri në mesnatë kanë hyrë në Shqipëri 11.204 shtetas të Kosovës me 2.960 automjete.

Por gjatë kësaj dite edhe numri i daljeve nga Shqipëria, apo hyrjeve në Kosovë ka qenë relativisht i lartë, ku kanë hyrë në Kosovë 8.244 shtetas me 2.198 automjete. Ndërkohë që fluks i lartë i lëvizjeve nga Kosova në Shqipëri është shënuar pas mesnate duke u gdhirë e shtunë.

Nga ora 00.00 e mesnatës duke u gdhirë e shtunë, deri në orën 12:00, të kësaj dite janë regjistruar të kenë hyrë nga Kosova në Shqipëri 14.960 shtetas me 2.074 automjete. Megjithëse fluksi ka qenë shumë i lartë, në pikëkalimin kufitar të Morinit nuk janë shënuar radhë të gjata, ashtu si vite më parë. Ndërkohë që policia shqiptare ka garantuar turistët nga Kosova se në pikëkalimin kufitar të Morinit, kryesori që lidh Kosovën me Shqipërinë, nuk do të ketë më radhë të gjata.

“Nëse ka radhë të gjata në kufi, faji është vetëm i policisë që bën presion gjatë kontrollit për para, duke shkaktuar bezdi e radhë. Siç po më shihni unë bashkë me zëvendësin tim, Agron Jahaj, jemi duke monitoruar gjithë procesin e kalimit të qytetarëve nga Kosova për në Shqipëri”, thotë për “Kohën Ditore”, Ndue Doçi, drejtor i Policisë Kufitare për rajonin e Kukësit.

Sipas drejtorit Doçi, me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit ka filluar të aplikohet procedura e përshpejtuar. 

SHKARKO APP