Procesi i Berlinit, më 16 tetor do të zhvillohet në Tiranë

“Procesi i Berlinit vjen për herë të parë në rajon. Më saktë në Tiranë, më 16 tetor do të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të lartë”, njoftoi sot Ambasada Gjermane në Tiranë.

Qëllimi i Procesit të Berlinit është thellimi i integrimit rajonal dhe udhëheqja e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Kjo përfshin zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë, shkëmbimin rajonal e të rinjve, pajtimin dhe shkencën.

Përmes krijimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), të rinjtë mësojnë më shumë për vendet fqinje dhe kuptojnë se kanë më shumë të përbashkët sesa ndryshime.

Edhe nënshkrimi i marrëveshjes së roaming-ut është një sukses i Procesit të Berlinit: që nga ajo kohë, ju mund të lundroni pa pagesë në plazh në Mal të Zi dhe të telefononi në shtëpi – kjo vlen natyrisht edhe për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Këto janë vetëm dy rezultate, nga të cilat vendet përfitojnë ndjeshëm dhe që përgatisin rajonin për anëtarësimin në BE. Përfitime të tjera janë: mundësi më të mira punësimi; krijimi i një tregu të integruar dhe konkurrues; udhëtim, studim dhe punësim pa kufizime në BP dhe rritje shtesë e PBB në BP me 6.7%.

SHKARKO APP