Procesi i rindërtimit, Ahmetaj inspekton punimet në bashkinë e Shijakut
Ministri për Rindërtimin nga tërmeti, Arben Ahmetaj, inspektoi punimet ne Shijak ku 800 njësi individuale po ndërtohen në të gjithë bashkinë. Bëhet fjalë për 30 pallate, 4 shkolla dhe një kopësht. “Kjo është lagja e re Lugina, një nga zonat më të dëmtuara, ku po ndërtohen 21 pallate me 6-7 kate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike. Në fund të vitit do ta kemi dorëzuar dhe kantierin e Shijakut dhe qytetarët do të futen në banesat e tyre. Duhet të punohet me orare të zgjatuar dhe të shfrytëzohet e gjithë koha e thatë, që të kemi mundësi që të futen shumë familje”.