“Procesi ka parregullsi”, Harxhi: Nëse demokratët nuk gjejnë emrat në lista, procesi fars
Pasi hodhi votën në njësinë 5, kandidatja në garë për drejtimin e PD, Edith Harxhi tha se procesi ka parregullsi të mëdha dhe se gjysma e anëtarëve të PD-së nuk e gjejnë emrat në lista. Harxhi i bëri thirrje Bashës dhe komisionit zgjedhor që ndjek procesin zgjedhor se nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista ky proces do të jetë fars për atë.
“PD është një aset dhe pasuri kombëtare dhe i përket të gjithë shqiptarëve. Sot është dita e demokratëve, është ditë e rëndësishme për të gjithë ne dhe ne sot votojmë për ndryshimin dhe për një reformim të plotë të PD dhe ringritje e saj mbi vlerat e 1990. Mendoj që do të fitoj dhe demokratët do të fitojnë në radhë të parë sot. Jam e sigurt që vota e demokratëve do të jetë për ndryshimin.
Ka pasur probleme, procesi është me probleme të mëdha, anëtarësia është përgjysmuar. I bëj thirrje Bashës dhe kryesisë së PD dhe komisionit zgjedhor që ndjekin procesin, nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista ky proces do të jetë fars për ne.
Demokratët janë penguar të votojnë vetëm se u thuhet se nuk janë aktiv në PD, kjo nuk është normale, jam e sigurt që ata janë thirrur të votojnë më 25 prill për PD. Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitojë, unë do të vazhdojë të luftojë por jam e sigurt që do të fitojë”, tha Harxhi.