“Prodho, tregto dhe konsumo shqip”

“Prodho, tregto dhe konsumo shqip” është sllogani i Festivalit të picave të organizuar nga Ministria e Bujqësisë në kryeqytet. Në ditën e parë të hapjes së Festivalit, picat u oftruan falas për të gjithë qytetarët.

Një festival, i cili që në nisje të tij tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve, për të cilët nismave të tilla duhet tu kushtohet më shumë rëndësi. Picat përgatiten nga specialistë italinë, por me produkte shqiptare, pasi qëllimi i Festivalit është pikërisht ky, promovimi i produkteve shqiptare.

Pasi provuan picat e përgatitura, qytetarët u shprehen të kënaqur nga kuzhina italiane me produkte shqiptare dhe sipas tyre kuzhunierët shqiptarë dhe ata italinë duhet të bashkëpunojnë midis tyre më shpesh për të sjellë produkte të tilla. Festivali i picave në qendër të kryeqytetit do të qëndrojë hapur deri me datë 30 nëntor, e pas do të niset drejt Tajvanit.

SHKARKO APP