Prodhonin eksploziv për tregti, prokuroria mbyll dosjen ndaj tre ushtarakëve

Prokuroria për Krimet e Rënda dërgon për gjykim tre persona të akuzuar për prodhim dhe shitje të materialeve eksplozive me përmbajtje C-4.

Sipas burimeve zyrtare, “kanë përfunduar hetimet për këtë grup” dhe shtetasit Kleo Gjinkola, Fran Kolaj, dhe Alban Hodaj, të tre ushtarë profesionistë, që akuzohen se prodhonin dhe shisnin, sipas porosive, bomba me mekanizma shpërthyes nga distanca, kundrejt shumave 1500-2500 euro, do të dalin para gjyqit.  Ata janë hetuar me masën e sigurimit ‘arrest në burg” dhe janë arrestuar më 30 qershor të vitit të kaluar, dhe ishin në pritje të përfundimit të hetimeve. .

SHKARKO APP