Prodi në Tiranë: Ballkani, pjesë e Europës

“Europa ndodhet në fazën e dytë e globalizmit. Në shekullin e kaluar Europa ka bërë gjera të shëmtuara, por edhe të bukura. Ne jemi mësuar me këtë, por garancia është sigurimi i minimumit jetik për njeriun. Problemi i vërtetë është situata në BE dhe Europë është e komplikuar. Unë e kam dashur zgjerimin, pasi kjo ka rëndësinë e vet, por është e vështirë të punohet në një klimë ku flitet 22 gjuhë të ndryshme, ku medoemos duhet të shkrihet shpirti i çdo vendi anëtar”.

Kështu u shpreh sot ish=kreu i Komisionit Evropian, Romano Prodi, gjatë diskutimit në panelin e çështjes së Evropës, mbajtur në Tiranë, në kuadrin e aktivitetit ndërkombëtar "Lutja e Paqes 2015".

Më tej, duke analizuar faktin pse Europa arriti në këtë situatë, ai shtoi se zgjidhja e vetme është që Europa të jetë e bashkuar.

“Në fillim hyri euro dhe pas euros frika, pas frikës emigrantët dhe më pas kriza ekonomike. Realiteti europian ka ndryshuar, pasi ne përjetuam krizën e Francës, nuk arritëm të kuptonim qëndrimin e Britanisë së Madhe, e më pas kriza greke. Europa nuk mund të përballojë e vetme valën e madhe të emigracionit, por nëse është e bashkuar mund të japë zjidhje, me një hapje të politikës. Ka ardhur koha të jemi më pak populistë dhe të respektojmë me shumë njëri tjetrin, pasi vetëm politika e hapur, sikurse edhe misioni I BE, mund të ringrejë Europën”, nënvizoi Prodi.

Ish-presidenti i KE, e cilësoi gjithashtu rolin e Europës si të rëndësishëm për të shkruar historinë.

SHKARKO APP