Prof. Dr. Edvin Prifti, shefi i kardiologjisë në QSUT: Çfarë kualiteti vaksine do na sjellin në Shqipëri?!

Qeveria po mundohet të sjellë para zgjedhjeve vaksinat kundër Covid-q9, që ti përdorë për vota, por problemi shtrohet se cilat vaksina do vijnë; ato që janë për vendet e treta apo kategoria e parë si për në BE?

Prof. Dr. Edvin Prifti, shefi i kardiologjisë në QSUT në intervistë në TVSH thotë se autoritetet shqiptare nuk duhet të shqetësohen për vaksinën që do të sjellin kundër koronavirusit, por se cila është ajo. Ai tha se të dhënat shkencore të vaksinave vijnë nga kompanitë prodhuese që kanë interesa komerciale.

“Është shumë e rëndësishme që ne nuk mund të themi do futen vaksinat. E rëndësishme është çfarë vaksinash do sjellin në Shqipëri. Mua më intereson kualiteti i vaksinës sepse janë 58 lloje vaksinash. Secila mund të ketë problematikat e veta dhe mund të zgjidhet ajo që i shërben më mirë njeriut”, theksoi ai emisionin “Java” në RTSH.

Mjeku Prifti e ngriti shqetsimin pasi ka rrezik që për qeverinë dhe disa pjestarë të Rilindjes të vijnë në mënyrë sekrete vaksina më e mirë në Botë, kurse për qytetarët e thjeshtë do sjellin vaksina të kategorisë së fundit.

 

SHKARKO APP