Profesionet e lira protestë para Kryeministrisë për kontributet

 

Profesionistët e lirë protestojnë sot ne mesditë para Kryeministrisë për të kundërshtuar ligjin e ndryshuar për kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore.

Kjo është protesta e dytë brenda një kohe të shkurtër.

Përfaqësues të profesioneve të lira si juristë, avokatë, ekspertë kontabël, stomatologë etj kërkojnë reflektim në draftin e qeverisë të kërkesave të tyre që lidhen me masën e kontributeve edhe pse pak ditë më parë u përcaktuan disa kritere që përjashtojnë detyrimin mbi pagën maskimale dhe u vendosën disa kritere mes tyre edhe ajo e pagesës mbi të ardhurat, sërish profesionistët e lirë nuk janë të kënaqur dhe nëse ligji nuk reflekton kërkesat e tytre ata kanë kërcënuar me mosbindje civile.

Grupet e interesit renditin tre arsye kryesore për qëndrimin e tyre kundër draftit: rritjen e çmimeve të shërbimeve, rrezikun e falimentimit të biznesit dhe krijimin e monopoleve.

SHKARKO APP