Profil i të riut që u vra, studioi për turizëm dhe kërkoi azil

Në një rrugicë pa ndriçim, maskat prisnin të kalonte 28-vjeçari Mario Majollari, dhe i zunë pritë mes pallateve, duke e ekzekutuar me tre plumba në kokë. Policia bën të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 20:25 të së martës, në një rrugicë që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Policia dyshon se krimi ndaj tij është kryer për hakmarrje, pasi i ati vuan një burgim të përjetshëm për ekzekutimin e dy të rinjve 18 vite më parë. Avni Majollari ishte arrestuar për këtë krim të ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Dajt, 14 vite më pas dhe po vuante dënimin.

Pas përfundimit të studimeve në Durrës për Turizëm, ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil. Por i riu 28-vjeçar ishte kthyer pak kohë më parë nga Suedia, pasi i ishte refuzuar azili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mario Majollari i frikësohej hakmarrjes, prandaj kishte kërkuar azil, por kërkesa u refuzua në Suedi dhe i riu u kthye në Shqipëri. Autorët ishin informuar për kthimin e tij duke nisur planin, të cilin e konkretizuan sonte duke e ekzekutuar pranë banesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?