PROFIL/ Kush është Bujar Spahiu, kreu i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka zgjedhur që në raundin e parë me 2/3 të votave kryetarin e ri që do të drejtojë myslimanët për 5 vitet e ardhshme.

Kryetari i ri është teologu Bujar Spahiu, i cili fitoi me 59 vota kundrejt 26 votave të Ylli Gurrës dhe 2 votave të Gramoz Bllikut.

Spahiu do të ketë një mandat pesë vjeçar në krye të institucionit më të rendësishëm të myslimanëve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush është Bujar Spahiu?

Swiss Digital Mobile Reklama

Bujar Spahiu është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Eshtë teolog me formim të konsoliduar në këtë drejtim. Spahiu ka qenë anëtar në shumë asamble dhe borde në lidhje me çështjeve të Islamit brenda dhe jashtë vendit.

Kryetari i ri i KMSH-së ka përfunduar studimet për teologji në universitetin e “Ez’herit” në Egjipt duke u specializuar në “tefsir” (komentim-interpretim Kurani).

Ky universitet është më i miri në botën Islame dhe përputhet plotësisht me Shkollën Juridike “Hanefi”, që praktikohet në Republikën e Shqipërisë.

Spahiu është një ndër figurat e spikatura të Islamit tradicional, të aplikuar ndër shekuj në trevat shqiptare, i cili vlerëson e nxit harmoninë e bashkëjetesën fetare e kulturore.

Më herët, Spahiu ka qenë i angazhuar në mësimdhënie në universitet dhe medresetë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në fushën e specializimit të tij.

Gjatë angazhimit të tij në KMSH, Spahiu ka shërbyer si drejtori i Drejtorisë së Arsimit nga viti 2005 dhe prej vitit 2009 mban detyrën e nënkryetarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?