Programi 100 fshatrat, Peleshi: Festat Lokale, energji për zhvillimin rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, së bashku me deputetë të zonës dhe përfaqësues të ndryshëm lokale, u bënë pjesë e festës lokale të zhvilluar në Rehovë të Kolonjës.

Ky fshat është pjesë e programit 100 fshatrat. Siç, është bërë e njohur dhe më parë, programi 100 fshatrat ka përzgjedhur në listën e tij, fshatra të cilat janë potenciale të mirëfillta zhvillimi rural dhe agroturistik, duke u bazuar më tepër në traditat, dhe në atë që vlerësohet më shumë, në bashkëveprimim midis vëtë komunitetit.

Festa e Rehovës ishtë një shembull i pastër i këtij bashkëveprimi. Për ministrin Peleshi, aktivitete të tilla janë pjesë e një modeli të ri të një zhvillimi rural që shteti shqiptar po ndjek, që do thotë një politikë e thjeshtë e drejtëpërdrejtë dhe jo ajo e fjalëve të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky aktivitet shumë interesant, që në fakt bën pjesë në një politikë të re, që ne duam të fillojmë përsa i përket zhvillimit rural. Pra, jo një politikë me fjalë të mëdha por një politikë të ngjarje të vogla si kjo, por që sjellin shumë energji, krijojnë energji, sjellin trafik, pra sjellin vizitor dhe rrisin të ardhurat lokale. Rehova, edhe pse e meriton, hyri në gjerdanin prioritar për zhvillim pra, në 100 fshatrat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e saj deputetja e zonës,  Elisa Spiropali u shpreh shumë e lumtur që zona që ajo përfaqëson është pjesë e projektit të përbashkët të katër ministrive “100 fshtatrat” dhe se sigurisht ky besim dhe mundësia që iu dha kësaj zone dhe këtyre banorëve, duhet të shoqërohet me një punë të madhe, sepse zhvillimi rural dhe fuqizimi i ekonomisë në përgjithësi kërkon sakrifica dhe dëshirë për të punuar.

“Falenderoj nga zemra Nikon, ministrin e Bujqësisë për përfshirjen e Rehovës në një nga 100 fshatrat e Shqipërisë  për tu zhvilluar. Sigurisht me punë duke aplikuar, duke e merituar dhe duke bërë të mundur që një pjesë e njerëzve të jetojnë edhe më mirë më punët e tyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?