Programi festiv, Ministrja Xhaçka viziton familjet e prekura nga tërmeti

Me rastin e festave të fundvitit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi një nga hotelet e zonës së Golemit, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti. Nëpërmjet një postimi në facebook, Ministrja thekson:

“E lumtur që bashkë me fëmijët e ushtarakëve, të cilët ndjekin kurset e artit dhe të sportit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, sollëm buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të prekur nga tërmeti, një pjesë e të cilëve janë strehuar në një nga hotelet e zonës së Golemit.”

Artistët e vegjël kishin përgatitur një program festiv për bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa djemtë e futbollit i dhuruan topa shumë prej fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ta u bashkuan edhe nxënës të shkollës “Edith Durham”, të cilët shpërndanë pako me dhurata dhe materiale shkollore për fëmijët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?