Programi i LSI/Kryemadhi: Mbështetje me 1 mijë dollarë për çdo bebe

Gjatë prezantimit të programit të LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja Monika Kryemadhi, tregoi edhe mbështetjen e LSI për lindjet, ku tha se LSI do të mbështesë me 1 mijë dollarë për çdo bebe.

”Mbështetja për familjen është një nga çështjet tona kryesore. Kjo ka të bëjë me programin nga bebja në bebe. Për çdo fëmijë që lind, ne do të i ofrojmë një garanci prej 1 mijë dollarësh dhe në momentin që ky fëmijë do të ketë mundësinë të krijojë familjen e tij e të bëhet me fëmijë, pas 25-30 vitesh, ai do të ketë rreth 25 mijë dollarë që të ndihmojë dhe krijojë familjen e tij. Ashtu edhe për mbështetjen ekonomike të gruas, fuqizimin e saj e cila është themeli i edukimit të brezit të ri, do të jetë një nga prioritetet tona kryesore”,- tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

5 prioritetet per 5 muajt e parë të qeverisjes nga progami madhor i LSI

1- Programi i rimbursimit 5% të vlerës së çdo blerje, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike. Çdo qytetar do t’i kthehet mbrapsh 5% për çdo shpenzim që do të bëjë.

2- Mbështetje për familjet e reja dhe rritje të lindshmërisë. Programi nga “Bebja në bebe” duke krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do ti kthehet në momentin që riprodhon vetveten. 1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD.

Në momentin që një bebe lind, në emër të tij hapet një fond investimi prej 1000 USD, i cili vendoset në një fond investimesh dhe i kthehet bebes në momentin që ai riprodhon vetveten. Kur ai bëhet prind. Duke patur parasysh se mosha mesatare që ai riprodhohet është llogaritur rreth 25 vjec. Mund të jete edhe me shume prej interesave të fondit të investimit.

3- 1% Taksa e të Ardhmes për arsimin për 200 kompanitë më të mëdhatë.

4- Të masivizojë programin “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre, me parimin e gërshëtimit të arsimit profesional me marrjen e dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit shkollor nxënësit edhe të mësojën, por edhe të zhvillojnë praktika pune të paguara në të njëjtën kohë.

5- TVSH 0% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale Made in Albania; Pajisja me Kartën e Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSH-së për imputet bujqësore, (plehra kimik, fidanë, fara, naftë), për rimbursimet dhe subvencionet.

SHKARKO APP